75 Mall Live Search
11:27 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arteta dërgon mesazh për tifozët e Arsenalit, para ndeshjes së tij të parë si vendas

Mikel Arteta ka përshëndetur tifozët e Arsenalit para se të luajnë ndeshjen e parë si vendas nën drejtimin e tij.

Arsenali do të luaj kundër Chelsea të dielën dhe trajneri i ri i Arsenalit shpreson se do të dalë nga kjo ndeshje me një rezultat pozitiv.

“Unë mendoj se energjia është gjithçka, në jetë në futboll dhe në sport. Nëse jemi në gjendje ta gjenerojmë këtë, do të ngritemi”, tha Arteta.  

“Unë isha vërtet i kënaqur me mënyrën sesi tifozët i trajtonin lojtarët [në Bournemouth] dhe isha i lumtur që lojtarët shkuan për të parë tifozët edhe pas lojës, sepse ne kemi nevojë për atë lidhje. Ngadalë, ne duhet ta ndërtojmë atë,  ku do të jetë shumë e fuqishme për ne që ta përdorim atë.”

“Ne luajmë për [tifozët]. Në fund të ditës, ata janë duke pritur shumë nga ne. Ne duhet t’u japim atyre kënaqësi, ne duhet ta bëjmë jetën e tyre më mirë dhe kur të fitojmë, do të jetë më mirë sepse ata do të jenë më të lumtur. Është përgjegjësia jonë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi për ta arritur atë”, ishte deklarta nga Mikel Arteta./Indeksonline/.