75 Mall Live Search
21:15 / E Diele, 06 Dhjetor 2020 / C E

Arteta: Duhet të shënojmë gola, urgjentisht!

Arsenali ka vazhduar me formën e dobët në Premierligë.

Topçinjtë janë mposhtur në derbin e Londrës nga Tottenham me rezultat 2-0 duke komplikuar edhe më shumë situatën.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur pas ndeshjes duke thënë se problemi është se lojtarët e tij nuk po munden të shënojnë.

Sa i përket performancës, ata bënë gjithçka që u kërkova, absolutisht gjithçka. Ne luajtëm një mënyrë që besoj se duhej ta luanim këtë lojë. Ju shikoni të gjitha statistikat tona, ato ishin në favorin tonë, por në fund ka të bëjë me vendosjen e topit në portë”, ka thënë Arteta pas ndeshjes.

Duhet shënuar gola. Shume e thjeshte. Ne kemi nevojë për të shënuar gola. Nëse jo, është e paqëndrueshme. Nuk ka rëndësi se çfarë bëjmë në departamentet e tjera në fushë, nëse nuk shënojmë gola, nuk mund të bëjmë asgjë. Kështu që duhet ta fusim topin në rrjetë, urgjentisht”, tha ndër të tjerash trajneri i Arsenalit. /IndeksOnline/