Arteta: E di që një ditë do të shkarkohem, nuk shqetësohem për këtë

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta nuk është i shqetësuar për shkarkimin dhe pranon se është pjesë e punës.
“Ditën që vendosa të bëhem trajner e di se një ditë do të shkarkohem ose do të largohem nga klubi i futbollit. Nuk e di nëse është një ditë pasi të nënshkruaj kontratën tim, në një muaj, në një vit apo në gjashtë muaj. Unë kurrë nuk shqetësohem për këtë,” tha Arteta të dielën pasi e pa ekipin që humbi 2-1 ndaj Wolves.
“Shqetësimi im i vetëm është të nxjerr më të mirën nga lojtarët, të jap shërbimin më të mirë të mundshëm për klubin dhe të bëhem më i mirë dhe më i mirë”.
“E di, e përsëris, në këtë profesion, një ditë do të marr thesin ose do të largohem, por nuk e di se kur do të ndodhë kjo”, tha ndër të tjerash trajneri i Arsenalit.
Arsenali është duke zhvilluar një nga sezonet më të dobëta në 20 vitet e fundit ku aktualisht është në vendin e 16-të në tabelë. /IndeksOnline/