75 Mall Live Search
15:45 / E Mërkurë, 25 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Arteta e kompleton stafin, ky është vendimi për Ljungberg

Mikel Arteta e ka kompletuar stafin e tij te Arsenali. Trajneri i ri spanjoll do të ketë dy skandinavë ne stafin e afërt.

Fredie Ljungberg është rikthyer në postin e asistentit të tij, ndërsa aty do të jetë edhe Albert Stuivenberg.

Steve Round gjithashtu do të bashkohet me Gunners si ndihmës trajner, ndërsa Inaki Cana Pavon ka ardhur nga Bretford për të punuar si trajner portierësh.

“Jam i lumtur që kam këtë grup të talentuar trajnerësh së bashku me mua. Ata kanë përzierje të madhe të përvojës. Janë të freskët dhe profesionalë. Me këta njerëz do të rikthemë mentalitetin fitues” ka thënë Arteta./Indeksonline/