Arteta flet për gjendjen e Odegaardit dhe Merinos para derbit të Londrës

Arsenali luan këtë të diel derbin e Londrës ndaj Tottenhamit në kuadër të Premier League.
Trajneri i Topçinjve nuk do të ketë në dispozicion kapitenin e skuadrës, Martin Odegaard dhe transferin e ri Mikel Merino.
Ai ka folur rreth këtyre dy mungesave.
“Ne kemi nevojë për disa teste të tjera. Le të shohim se çfarë do të ndodhë në ditën tjetër. Ai është super pozitiv për gjithçka. Martin dëshiron të jetë atje çdo ditë. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Arteta.
Ndërkohë foli edhe për gjendjen e Mikel Merinos.
“Mikel Merino po bën më mirë. Është një proces i ngadaltë, por ne po e përdorim këtë kohë për ta bërë atë të kuptojë sistemin, idetë që kemi, kështu që ai do të jetë në gjendje të ndihmojë sapo të kthehet”, thekson Arteta.
Kujtojmë se Odegaard është lënduar në ndeshjen e Norvegjisë ndaj Austrisë, kurse Merino u lëndua në stërvitje të klubit anglez.