Arteta flet për interesimin e PSG-së, tregon të ardhmen e tij

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka folur për të ardhmen e tij.
Tekniku spanjoll në një intervistë për Marca, ka folur edhe për interesimin e PSG-së, si zëvendësues të Christophe Galtier, shkruan IndeksOnline.
Arteta ka thënë se ndihet i lumtur te Arsenali dhe do të vazhdojë të jetë trajner i “Topçinjëve”.
“Unë mund të them vetëm se jam i lumtur në Arsenal. Ndihem i dashur dhe gjithashtu i vlerësuar nga pronarët. Kam shumë gjëra për të bërë për këtë klub.
Jam shumë i lumtur dhe vërtet, por më besoni jashtëzakonisht mirënjohës që jam menaxher i Arsenalit”, ka deklaruar Arteta./IndeksOnline/