Arteta i zhgënjyer pas barazimit ndaj Wolves: Na dhembë fort!
Pas barazimit 2:2 ndaj Wolverhampton Wanderers, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, u shpreh i zhgënjyer me rezultatin, duke theksuar se skuadra ka nevojë për kohë për ta përtypur atë që ndodhi në fushë.
“Mendoj se na duhet pak kohë, disa orë për ta përtypur këtë,” deklaroi Arteta pas ndeshjes, shkruan Indeksonline
Ai shtoi se kjo ndeshje duhet të shërbejë si mësim i fortë për ekipin:
“Kjo duhet të jetë vërtet, vërtet e dhimbshme dhe ta përdorim në mënyrën e duhur për t’u përmirësuar.”
Me barazimin 2:2, Arsenali vazhdon si lider i Premier League, por tani me vetëm 5 pikë më shumë se Manchester City, që ka një ndeshje më pak./Indeksonline/

