75 Mall Live Search
09:03 / E Martë, 22 Korrik 2025 / L A

Arteta jep arsyet se pse po i marrin aq shumë lojtarë Chelseat

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur për lidhjet me Chelsea-n në transferimet e lojtarëve.

Ai tha se kjo ndodh “ndoshta sepse ata (Chelsea) kanë lojtarë të shkëlqyer dhe shumë prej tyre”.

Spanjolli shtoi se fokusi i skuadrës së tij është te lojtarët që dëshirojnë të nënshkruajnë, pavarësisht nga klubi aktual.

Kai Havertz, Jorginho, Raheem Sterling, dhe së fundmi Noni Madueke janë emrat që “topçinjtë” i kanë marrë nga “Stamford Bridge” në dy vjetët e fundit.