75 Mall Live Search
08:59 / E Shtunë, 15 Mars 2025 / L A

Arteta jep një lajm rreth rikthimit të Sakës

Arsenali po vuan tash e disa kohë pa yllin e tyre, Bukayo Sakën.

Saka, është padyshim nga lojtarët më të rëndësishëm të “Topçinjëve” dhe mungesa padyshim ka ndikuar te Arsenali.

Mirëpo trajneri Mikel Arteta, ka dhënë disa informata rreth tij, ku i cili ka gjasë të rikthehet gjatë javës së ardhshme.

“Ai do të jetë këtu javën e ardhshme. Shpresoj me topin me këmbë. Kjo do të thotë se ai është duke gjuajtur dhe vrapuar. Ai tashmë ka bërë shumë në fushë. Tjetra është të integrojmë trajnime më konkurruese dhe të shohim se si ia del”, u shpreh Arteta.

Saka, është i lënduar që nga dhjetori i vitit të kaluar në ndeshjen kundër Crystal Palace./IndeksOnline/