Arteta konfirmon dy mungesa për ndeshjen e nesërme në Champions
Arsenali nesër do të jetë nikoqire e skuadrës nga Kazakistani, Kairat Almaty, në ndeshjen e fundit të fazës së ligës në Champions.
”Topçinjtë” synojnë që të përfundojnë fazën e ligës me një rekord të përsosur, me tetë fitore, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Arsenalit, Mikael Arteta ka konfirmuar dy mungesa të rëndësishme për përballjen ndaj Kairat Almaty.
Bëhet fjalë për dy mbrojtësit e skuadrës, William Saliba dhe Jurrien Timber, të cilët kanë disa probleme të vogla me lëndime dhe nuk janë serioze.
”Jo, ato nuk janë, ata kanë disa probleme të vogla dhe është një mundësi e mirë tani që ne bëjmë një lloj pune të ndryshme me ta për t’i vendosur në kushtet më të mira të mundshme në mënyrë që t’i ndihmojmë.”, ka deklaruar Arteta./IndeksOnline/

