Arteta: Kur të vjen momenti për PSG-në, do të japip atë që duhet
Arsenali ka arritur për herë të dytë në finale të Champions League, pasi në gjysmëfinale e eliminoi Atletiko Madridin.
“Topçinjtë” në finalen e 30 majit do të përballen me kampionin në fuqi, PSG-në, shkruan IndeksOnline.
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është pyetur për ndeshjen ndaj skuadrës franceze, por tha se kur të vjen ai moment, do të japin atë që duhet.
”Është ajo që është. E dinim nivelin e kundërshtarit me të cilin duhej të përballeshim, sidoqoftë, Bayern Munich apo PSG. E dimë cilësinë që kanë, dhe kaq. Por padyshim, jemi gjithashtu shumë të sigurt se kur të arrijmë në atë moment, do të japim atë që na duhet.”, deklaroi Arteta para sfidës me West Hamin.
Arsenali po lufton në dy fronte, ku kryeson tabelën e Premierligës kur kanë mbetur edhe tre ndeshje deri në fund të kampionatit, derisa synon edhe trefoun e Champions League, pë herë të parë në histori./IndeksOnline/

