75 Mall Live Search
11:05 / E Enjte, 03 Prill 2025 / G T

Arteta në telashe, Gabriel humb të dyja ndeshjet me Real Madridin

Mbrojtësi i Kombëtares së Brazilit, Gabriel Magalhaes, ka humbur dy ndeshjet ndaj Real Madridit në UEFA Champions League.

Lojtari brazilian u lëndua në ndeshjen e fundit mes Arsenalit dhe Fulhamit në Premier League, shkruan Indeksonline

Në mediat britanike raportohet se Gabriel tashmë ka humbur disa ndeshje shkaku i këtij lëndimi muskolar.

Përveç takimeve në Premier, Gabriel nuk do jetë në dispozicion edhe në dy ndeshjet e rëndësishme çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit./Indeksonline/