Arteta rreth transferimeve të reja: Jemi të hapur për çdo mundësi
Që nga dje është hapur afati kalimtar i janarit.
Klubet kanë mundësi që të përforcojnë skuadrat e tyre, në gjysmën e sezonit duke tentuar t’i përmbushin objektivat e tyre.
Arsenali i Mikel Artetës, ndonëse kishte pasur mungesa të shumta si shkak i lëndimeve, ai ka arritur të mbajë pozitën e kreut në Premierligë dhe shihen si favoritët kryesorë për t’u shpallur kampion.
Spanjolli, madje u pyet dhe se a do të ketë ndonjë blerje të bujshme nga “Topçinjtë” gjatë këtij muaji.
“Jemi të hapur për çdo mundësi [huazim ose marrëveshje të përhershme]. Natyrisht, mund të gjejmë një zgjidhje që është afatshkurtër, afatmesme ose afatgjatë”. “Është gjithmonë shumë më mirë sepse të jep stabilitet. Por le të shohim se çfarë ndodh”, deklaroi Arteta.
Arsenali, do të zhvillojë nesër ndeshjen e tyre të parë për vitin 2026 ndaj Bournemouthit, që zhvillohet në “Vitality Stadium”./IndeksOnline/

