Arteta s’ka asgjë kundër Alioskit, e fajëson vetëm Pepen

Te Arsenali kanë një emër tashmë për Alioskin, e quajnë “aktor”, por jo edhe Arteta.
Nicolas Pepe pati disa mosmarrëveshje në fushë me mesfushorin shqiptar, Ezgjan Alioskin dhe erdhi një moment kur e lëshuan nervat dhe e goditi me kokë shqiptarin, gjë që u ndëshkua me të kuq.
Për disa te Arsenali, Alioski e teproi dhe për këtë incident ka folur edhe Mikel Arteta.
Për trajnerin e Topçinjve, ky është futbolli dhe s’ka çfarë të diskutohet pas veprimit që bëri Pepe.
“Është e papranueshme, kam folur tashmë me të”, tha Arteta. “Pepe e la ekipin ne lloç”. “Pavarësisht largimit të Pepe, jam i lumtur me barazimin, natyrisht kurrë nuk është mirë një barazim, por për mënyrën si erdhi me largimin me të kuq, është e mjaftueshme”.