75 Mall Live Search
20:07 / E Hënë, 25 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Arteta te Arsenali, Guardiola reagon

Pep Guardiola është njëri ndër menaxherët më të sukseshëm në botë viteve të fundit, dhe kudo që ka shkuar ka qenë “on top”.

Ai është në krye të bankinës së “Qytetarëve” tash e disa vite, derisa ndihmësi i tij është një ish lojtar i Cityt dhe Arsenalit, Mikel Arteta.

Spanjolli duket se ka rënë në radarin e Arsenalit, prandaj shumë shpejt mund ta shohim si figurë kyce në Emirates Stadium.

“Arteta është aset i dëshirueshëm për Manchester Cityn, por unë e vlerësojë që ai duhet të përparojë edhe më shumë”, tha Pep.

“Arsenali është klub i madh në Angli, prandaj ndoshta për Arteten do jetë hyrja më e mirë si i pari i një stoli në botën e vështirë të menaxherit”, shtoi Guardiola.

“Sa i përket kontributit të Artetës në Manchester, të gjithë janë të kënaqur me të, madje konsiderohet si aset shumë i mirë i joni”, përfundoi strategu spanjoll.

/Indeksonline/