13:47 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / A. A

Arteta trajner te Barcelona? Përgjigjet spanjolli

Mediumet spanjolle raportuan se Mikel Arteta është kanditati kryesor për të zëvendësuar Ronald Koeman te Barcelona.

Por këto spekulime i ka mohuar trajneri i Arsenalit, transmeton Indeksonline.

“Barcelona është klub i madh. Unë jam rritur atje si lojtar dhe gjithmonë do të ketë spekulime. Sot jam trajner i Arsenalit dhe nesër do të jem poashtu. Jam duke e shijuar jetën këtu dhe është privilegj të punojë këtu” deklaroi Arteta.

/Indeksonline/