15:17 / E Diele, 25 Qershor 2023 / Gj. Sh

Arteta tregon arysen pse Arsenali transferon futbollistët nga Manchester City

Skuadra e Arsenalit ka transferuar disa futbollistë nga Manchester City në vitet e fundit.

Gabriel Jesus e Zinchenko janë dy emrat të cilat Arsenali ka transferuar pas kërkesës së trajnerit, Mikel Arteta, shkruan IndeksOnline.

Tekniku spanjoll në një intervistë për “Marca”, ka zbuluar arsyen e këtyre transferimeve.

“Pse transferojmë lojtarë nga City? Është e thjeshtë, sepse ata janë shumë të zotë. I njoh mirë lojtarët atje pasi kam punuar për katër vite me ta, i doja me patjetër Gabriel Jesus dhe Zinchenkon jo vetëm për anën e fushës, por edhe pjesën njerëzore të tyre.

Tani duam të ndërtojmë një skuadër që të ketë vazhdimësi dhe të jetë fituese. E kemi rifreksuar organikën, na duhen lojtarë të rinj. Ajo që mund të them është se do ta “sulmojmë” tregun për të marrë elementët që na duhen”, ka deklaruar Arteta./IndeksOnline/