75 Mall Live Search
11:00 / E Premte, 01 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Arthur bëri asistim senzacional për Rakiticin, por edhe lëvizja e Messit është për t’u admiruar

Pas humbjes në ndeshjën e parë me rezultat 2-0, Barcelona demoloi Sevillën në ndeshjën e kthimit në kuadër të Kupës së Mbretit, duke kaluar tutje në gjysëfinale.

Paraqitja e katalunasve në këtë ndeshje ishte fantastike, me në krye Leo Messin i cili sic duket është duke kaluar nëpër formën më të mirë në karrierë.

Energjia, golat, pasimet dhe lëvizjet e argjentinasit janë për t’u admiruar.

Një moment i tillë, në veçanti, është parë në ndeshjën ndaj Sevillas, më saktësisht te momenti i asistimit fantastik të Arthur Melos për Ivan Rakitic.

Messi shihet se nxitë mbrojtësin e Sevillas që të largohet nga pozita, dhe kjo i jep rast Arthurit që të bëjë asistimin për bashkëlojtarin kroat.

Shikoni videon më poshtë. /IndeksOnline/