08:28 / E Diele, 28 Qershor 2020 / indeksADMonline

Arthur Melo arrin në Torino për vizitat mjekësore

Përforcimi më i ri i Juventus, Arthur Melo ka arritur në Torino për vizitat mjekësore.

Ai pritet që gjatë ditës së sotme ti kryej testet mjekësorë, dhe më pas të nënshkruaj kontratën me “Zonjën e Vjetër”, transmeton IndeksOnline.

Braziliani do të kalojë te Juve si pjesë e marrëveshjes që sheh Miralem Pjanic të shkojë te Barcelona, së bashku me 10 milionë euro të tjera.

Largimi i Arthur duket si një befasi, pasi lojtari ka pasur simpatinë e tifozëve por edhe ka bërë të ditur se dëshiron qëndrimin në ‘Camp Nou’.