Arti Hajdari rikthehet në basketbollin kosovar, ja skuadra e tij e re

Basketbollisti pejan, Arti Hajdari është rikthyer në Superligën e Kosovës. Ish-kapiteni i KB Pejës ka nënshkruar me KB Proton Cable Prizreni.
Hajdari së fundi ishte pjesë e Teutës së Durrësit pas një eksperiencë të dështuar tek KB Prishtina
“Shumë dëshira, një zgjedhje!
Arti Hajdari pas një edicioni është rikthyer sërish në skuadrën që luajti për dy edicione.
Arti është duke stërvitur me ekipin ndërsa kemi huazuar në kampionatin e Shqipërisë tek skuadra e Durrësit, Teuta të cilët edhe i falenderojm për mundësin e transferimit dhe trajtimin e Artit.
Nga fillimi i muajit Dhjetor, Arti do fillon zyrtarisht t’i mbroj ngjyrat bardh e zi.
Ju rikujtojm se Arti Hajdari ka qenë mvp i finales së Superkupës të fituar, kampion i stinorit të rregullt 2020-21″ shkruan KB Prizreni në njoftim./Indeksonline/
