Arti në zi, shuhet regjisori i njohur shqiptar

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti. Mësohet se Anagnosti ka ndërruar jetë pas mesnate. Ai prej kohësh ishte i sëmurë.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale, e cila ka shkruar se pas një lëngimi të gjatë, iu bind ligjit të jetës. Lexo edhe :
“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë iu binde ligjit të jeteë! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo.
Anagnosti ishte një nga mjeshtrat më të mëdhenj të kinematografisë shqiptare. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, fitoi mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.
Ai është regjisor i filmave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën e qytetarëve si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit”, dhe shumë të tjerë.
Anagnosti kishte pasion edhe letërsinë. Ai botoi dy libra, romanin “Koburja nga Europa” (2017) dhe “Ulliri pema e dhembjes” (2019), në të cilin, i cili zbulon dy jetët e tij, atë të shkrimtarit dhe kineastit.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, qëndrimin qytetar si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit” dhe është vlerësuar me dekoratat “Nderi i Kombit” dhe “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.