75 Mall Live Search
00:06 / E Hënë, 13 Janar 2020 / indeksADMonline

Artikuj ushqimorë për Kuzhinen Qendrore, tenderi që kushtoi gati 200 mijë euro!

Në fillim të këtij viti, Komuna e Prishtinës ka nënshkruar edhe një kontratë tjetër.

Këtë herë, komuna e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti me anë të kësaj marrëveshjeje, do të furnizojë me artikuj ushqimorë Kuzhinën Qendrore, shkruan Indeksonline.

Vlera e përgjithshme e saj është 189.753,80 euro, derisa tenderi në fjalë i është dhëmë operatorit ekonomik NTSH “TRADITA TREGTARE”.

Më tej, bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 235.390,45 euro.

Sipas kontratës të publikuar nga Prokurimi…, kohëzgjatja e kësaj kontrate është bërë për 6 muaj. /Indeksonline/