75 Mall Live Search
00:17 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Artikujtë ushqimor Qendrës së Shëndetit Mendor në Prishtinë i kushtojnë 42 mijë euro!

Qendra e Shëndetit Mendor në Prishtinë, përgjatë këtij muaji ka nënshkruar kontratën e radhës për këtë vit.

Kjo qendër shumë shpejt do të furnizohet me artikuj të ndryshëm ushqimor, shkruan Indeksonline,

Fillimisht është paraparë që ky furnizim të bëhet për shumën 34.500,00 euro, por duket se nuk ka qenë e mjaftueshme, kjo bazuar në kontratën e publikuar nga prokurimi.

Vlera e përgjithshme e kontratës të nënshkruar ka arritur vleren  41.998,40 euro.

Tutje, bëhet e ditur se tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik N.T.P “Burimi”.

Kontrata do të zgjasë 1 vit. /Indeksonline/