20:11 / E Enjte, 26 Maj 2022 / MSH

Artileri e bombardime të rënda në Kharkiv, forcat ruse vrasin civilë

Të paktën shtatë civilë kanë mbetur të vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve të rusëve në Kharkiv, Ukraina verilindore.

Shifrat i kanë bërë publike autoritetet lokale në vend.

Më herët gjatë ditës së sotme u raportua se të paktën pesë persona kishin humbur jetën dhe 10 ishin të plagosurit, mes tyre edhe një fëmijë, nga bombardimet që goditën qytetin e dytë më të madh të Ukrainës.

Guvernatori i rajonit të Kharkivit, Oleh Synehubov, raportoi për luftime të ashpra në veri dhe veri-lindje të qytetit.

Ai tha: “Armiku po godet sërish në mënyrë tinëzare popullsinë civile, duke i terrorizuar.”

Deklaratat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.