75 Mall Live Search
09:29 / E Mërkurë, 17 Dhjetor 2025 / A

Artileri mobile amerikane për FSK-në: Ja pse është e rëndësishme kjo blerje

Kosova ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë amerikane të industrisë ushtarake “AM General” për furnizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës me sisteme moderne të artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer.

Humvee 2-CT Hawkeye MHS
Hawkeye Mobile 105: Revolutionizing Artillery for Ukraine's Defense

Lajmi është konfirmuar nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka bërë të ditur se kontrata përfshin edhe automjete mbështetëse, pjesë rezervë, mirëmbajtje si edhe trajnim për operim dhe servis.

Sipas Maqedoncit, kjo blerje paraqet një fazë të re në zhvillimin e ushtrisë së Kosovës, duke rritur ndjeshëm fuqinë e zjarrit dhe kapacitetet mbrojtëse, si dhe duke forcuar ndërveprimin me aleatët strategjikë.

Sistemi HUMVEE Hawkeye 105mm është një obuz i lëvizshëm i montuar mbi automjet ushtarak të lehtë, i njohur për shpejtësi të lartë, manovrim të lehtë dhe kosto më të ulët mirëmbajtjeje. Ai operohet nga një ekuipazh i vogël dhe përdor municion standard 105 mm të NATO-s.

Hawkeye Mobile Weapon System (MWS), United States of America

Lidhur me këtë, ka reaguar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti. “Ushtrisë sonë do t’i shtohet edhe sistemi amerikan i artilerisë mobile HUMVEE Hawkeye 105mm Mobile Howitzer”. /Indeksonline/

May be an image of text