75 Mall Live Search
12:35 / E Martë, 12 Nëntor 2024 / S Z

Artileria e FSK-së, Osmani dhe Maqedonci bashkë shohin municionin që u përdor në stërvitjen fushore

Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK) në kuadër të ushtrimit fushor “Ujku i çeliktë”, ka organizuar sot  Ditën e Vizitorëve.

Në këtë ngjarje e cila po mbahet në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Gjakovë, ishte e pranishme dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani.

Osmani së bashku me ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, kanë parë nga afër municionin, I cili është përdorur tek kjo stervistje fushore. Osmani është njoftuar në detaje për llojet e armëve të cilat u përdoren në ushtrimin fushor “Ujku i çeliktë”.