Artistët kosovar që po ia mësyjnë Kuvendit në zgjedhjet e 9 shkurtit

Në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025 do të shohim edhe artistë në listat e kandidatëve për deputet.
Këngëtar, aktor, ish-futbollist janë bërë pjesë e partive për të marrë një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Adriana Matoshi garon në zgjedhjet e 9 shkurtit, për mandatin e dytë si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së.

Në këto zgjedhje edhe këngëtarja Edona Llalloshi po garon për deputete nga e njëjta parti.

Këngëtari Genc Prelvukaj garon për deputet nga radhët e PDK-së.

Ndërsa, ish-futbollist e fituesi i edicionit të dytë të “BBVK” Lumbardh Salihu garon për deputet nga radhët e LDK-së./Indeksonline/
