Artistët kosovar shprehin ngushëllime për vdekjen e regjisores, Burbuqe Berisha

Sot papritmas ka ndërruar jetë regjisorja e njohur kosovare, Burbuqe Berisha.
Artistët kosovar kanë shprehur ngushëllime, duke theksuar që vdekja e saj është humbje e madhe për Kosovën, shkruan Indeksonline.
“Pusho ne paqe shpirte i bardhe. Ngushllime familjes”, shkroi këngëtarja Era Istrefi.

‘Zoti te meshirofte Buqe🤲’, ka shkruar aktori Shkelzen Veseli.
“Buqe pusho e qetë, zoti të shpërbleftë me xhenet, na këpute shpirtin bre …”, shkroi aktori Edi Kastrati duke publikuar një imazh bashkë me të.
“Na paska lane Buqja fizikisht! Lajm shume i rande per komunitetin tone e boshllek pergjithe ne zemrat tona. Ngushllime familjareve e kolegeve. Pushofte ne Paqe shpirti i saj i mrekullueshem.”, shkroi aktorja e deputetja kosovare Adriana Matoshi./Indeksonline/