Artistet që siguruan ulëse në Kuvendin e Kosovës
Zgjedhjet e fundit parlamentare kanë sjellë në Kuvend jo vetëm figura politike, por edhe emra të njohur të artit dhe skenës shqiptare, të cilët kanë arritur të sigurojnë votat e nevojshme për mandat deputeti.
Edona Llalloshi ka arritur të sigurojë ulëse në Kuvend përmes Lëvizjes Vetëvendosje (VV).
Nga radhët e LDK-së, mandat deputeti ka fituar Adelina Thaçi Meta, duke shënuar kështu një tjetër emër të artit që i bashkohet Kuvendit.
Ndërkohë, aktorja e mirënjohur Adriana Matoshi, e cila ka qenë edhe më herët pjesë e Kuvendit, ka siguruar sërish votat për deputete nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke vazhduar angazhimin e saj politik./Indeksonline/

