10:26 / E Enjte, 14 Nëntor 2019

Artistët që vdiqën herët, lanë pas vepra e kujtime të paharruara

Vdekja e hershme e regjisores nga Kosova, Arzana Kraja, ka prekur opinionin dhe gjithë komunitetin artistik.

Një nga artistet e cila po ngjiste shkallët e suksesit në kinematografinë kosovare, na la në moshë shumë të re. Megjithatë ajo arriti ta dëshmonte veten se ishte një njeri me vlera të larta njerëzore dhe një filmbërëse e talentuar, shkruan Indeksonline.

Filmat e saj arritën të prekin festivale të njohura, duke i sjell vendit edhe çmime të rëndësishme.

Po në moshë të re e me një opus të madh krijues, që la gjurmë në skenën teatrore ishte edhe Bekim Lumi. Dhjetëra shfaqje, çmime e krijime, regjisori i fali artit kosovar, të cilat kanë një vlerë në vete dhe do të mbesin të tilla gjithmonë.

Një vdekje që preku tej mase opinionin ishte edhe ajo e aktorit apo humoristit nga Mitrovica, Blerim Peci.

Rolet e tij dhe karizma, kanë bërë që ai të ishte një nga fytyrat më të dashura për publikun kosovar dhe më gjerë.

Ndonëse jo shumë vepra, por mjaft e talentuar ishte edhe Bubulina Lajçi, vajza e aktorit të njohur Çun Lajçi. Bubulina kishte përfunduar Fakultetin e Arteve, dega e aktrimit në UP. Ajo vdiq shumë e re, por do të jetë përherë në kujtesën e komunitetit artistik.

Artistët që u shuan në moshë të re, vazhdojnë të kujtohen përherë, e këngët e tyre të dëgjohen janë edhe Dr.Flori, Ergi Dini dhe B52 nga grupi TBA. /Indeksonline/