13:03 / E Enjte, 16 Maj 2019

Artistët shqiptar kërkojnë mbështetje për Jonida Maliqin

Sot në mbrëmje do të jemi të gjithë sy e vesh tek Jonida Maliqi dhe performanca e saj në skenën e Eurovizionit në Tel Aviv, në Izrael.

Këngëtarja do ta përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Ktheju Tokës”. Përkrahja për Jonidën tashmë ka nisur nga artistët shqiptar.

Shumë nga ta kanë bërë thirrje në rrjetet sociale për ta mbështetur dhe votuar sot këngëtaren shqiptare.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme janë mbajtur provat gjenerale ku juritë e shteteve kanë votuar dhe sipas tij, Jonida Maliqi ka dhënë një performancë shumë të mirë sidomos përsa i përket teknikës së zërit./Indeksonline/


Te mbeshtesim sonte Jonida Maliqin dhe Shqiperine ne Eurovision !Votoni nr 14.

@jonidamaliqi do t’ju beje shume krenare sot me interpretimin dinjitoz, qe nuk i leviz as edhe nje note. Jam e bindur qe do te shkelqeje sot! Shijo cdo sekonde dhe mos mbaj asnje barre qe s’te takon e dashur ♥️ Sigurisht qe duhet dhe mbeshtetja juaj. Swipe ne te djathte dhe gjej numrin ne te cilin duhet te votosh (ne momentin qe do te hapet televotimi ne darke). Votoni me Nr.14 🤗 
Shine Baby Shine