Artistet shqiptar urojnë 8 marsin – Ditën e Gruas

8 marsi njihet si dita ndërkombëtare e gruas.
Çdo vit me këtë datë përkujtohen të drejtat e grave, duke u festuar në mënyra të ndryshme, shkruan Indeksonline.
Edhe sot, me rastin e kësaj feste, artistët shqiptar kanë bërë urime për nënat e tyre.
Reperi i njohur Getinjo në llogarinë e tij në Instastory ka publikuar një imazh duke shkruar që kjo festë nuk është një ditë por çdo ditë.

Artisti shqiptar, Donald Veshaj në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar disa thënie të Elhaid Cufit të cilat i dedikohen gruas dhe fuqisë së tyre.

Reperja kosovare me famë botërore, Loredana Zefi, në Instagram publikoi një imazh duke uruar ditën e gruas.

Ermal Fejzullahu publikoi një imazh duke uruar dy gratë më të rëndësishme në jetën e tij, të ëmën dhe bashkëshorten.

Vera Ora ripostoi një imazh me vajzat e saj. “Urime dita e gruas për të gjitha gratë këtu”, shkroi ajo në mbishkrimin e imazhit.

Edhe këngëtarja, Enca Haxhia publikoi një urim në Instagram duke uruar të gjitha zonjat dhe zonjushat në këtë datë festive.

Nuk kishte si të mungonte urimi i reperes Tayna. Ajo tha se gratë janë superiore dhe se në çdo këngë sigurohet që të thotë gjëra që i bëjnë gratë të ndihen të forta dhe të fuqishme, sepse kështu janë në të vërtetë./Indeksonline/
