Artistët të cilët kanë një shans për të fituar çmimin ‘Grammy’

Afrojack dhe David Guetta si dhe Tiësto janë nominuar për cmimin ‘Grammy’ këtë vit.
Ata kanë shans për të fituar në kategorinë më të mirë, transmeton Indeksonline.
Afrojack dhe David Guetta janë nominuar për këngën e tyre Hero . Tiësto ka një shans për të fituar çmimin për këngën e tij The Business . Nominimet u shpallën të martën në mbrëmje në Los Angeles.
Çmimet më të rëndësishme të muzikës amerikane do të jepen në fund të janarit, për herë të 64-të./Indeksonline/