09:33 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Artisti i njohur humbë betejën me koronavirus, ndërron jetë pas qëndrimit në spital për disa javë

John Prine, këngëtari i njohur amerikan i muzikës popullore vendore me në një karrierë që zgjati pesë dekada, vdiq të martën në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt në Nashville pas infektimit me koronavirus. Ai ishte 73 vjeç.

Publicisti i tij i tha CNN, “Po, ne mund të konfirmojmë në emër të familjes Prine se John vdiq sot në Vanderbilt për shkak të komplikimeve të Covid-19”.

Prine u shtrua në spital muajin e kaluar pas një fillimi të papritur të simptomave të koronavirusit, sipas një deklarate familjare të postuar në llogarinë e tij në Twitter.

“Ky është një lajm i vështirë për ne që ta ndajmë. Por kaq shumë prej jush e keni dashur dhe mbështetur Jonin ndër vite, ne kemi dashur t’ju njoftojmë dhe t’ju japim mundësinë për të dërguar më shumë dashuri dhe mbështetje tani. Dhe ta dini se ne ju duam, dhe Joni ju do ”, thuhet në deklaratë.

John fitoi Grammy-in e tij të parë për albumin “The missing years” të publikuar në vitin 1991. Ai kishte turne dhe koncerte të planifikuara gjatë këtij viti.

Artisti la pas vetes gruan e tij, Fiona Whelan, dhe dy djemtë Tommy dhe Jack./Indeksonline/