Artisti i njohur po bëhet baba
Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba!
Artisti, që po gëzon karrierë të bujshme në Gjermani, po pret në jetë fëmijën e tij të parë, bashkë me partneren, Hava, shkruan IndeksOnline.
Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vet Dardani, që emocionoi me një dedikim në rrjete sociale.
“Diku mes rrahjeve të zemrës sime, po rritet një mrekulli. Ende pa të njohur, të dua”, shkroi ai.
Nga ana tjetër, Hava u shpreh se po krijon një jetë të re me shpirtin e saj binjak.
Ky është dedikimi i plotë i Dardanit:
Diku mes rrahjeve te zemres sime, po rritet nje mrekulli.
Ende pa te njohur, te dua.
E dua zemren tende, shpirtin tende, syte e tu dhe buzeqeshjen tende.
Ti je shpresa ime, forca ime qe po vjen.
Po te pres me durim, me krenari dhe me zemer te forte.
Kur te vish, do gjesh nje baba qe nuk dorezohet dhe qe do te mbaje gjithmone perpara.

