19:34 / E Mërkurë, 20 Tetor 2021 / B O

Artisti i njohur turk po menaxhon aktoren kosovare

Viti 2021 ka qenë padyshim për Arbnora Ademajn. Përderisa bota po luftonte me pandeminë, ajo i vuri vetes qëllimet e saj dhe po korr suksese.

Bukuroshja pejane është tashmë emër i njohur në kinematografinë turke me rolin e saj në serialin “Kirik Hayatlar”.

Seriali transmetohet në televizionin prestixhioz turk “Canal D”.

Merita të mëdha për sukseset e Norës ka artisti i njohur turk, Irsel Çivit.

Ai është pjesë e menaxhmentit të saj dhe e ka drejtuar atë drejt sukseseve në Turqi.

Ademaj ndiqet nga 200 mijë fansa dhe fama e saj po rritet gjithandej./Indeksonline/