Artisti i “Threedots” largohet nga muzika: Po ndihem i lodhur shpirtërisht
Vik Kraja i njohur si DJ Vicky i cili ishte pjesë e grupit ‘Threedots’, ka njoftuar se po largohet nga muzika.
Dj i njohur këtë e ka bërë përmes një statusi në ‘Instagram’ ku edhe ka treguar disa arsye që e kanë shtyrë të marrë këtë vendim.
Ai tha se po ndihet i lodhur shpirtërisht nga industria që po shëmtohet çdo ditë e më shumë, ndërsa shpreson të rikthehet një ditë.
“Pas gjithe ketyre viteve te bukura ne nje industri qe shemtohet cdo dite e me shume ndihem shume i lodhur shpirterisht. Lodhur nga njerez te paafte qe marin persiper gjithshka dhe sbejne asgje. Klube qe bejne pazare tregu çam ose medreseje. Artista me ego te madhe dhe zotesi te vogel. Dj me endra te mdhaja sa nje gram. Jam i lodhur me kte gje qe po ma shpif arsyen pse desha te behesha dj. Po e mbyll kapakun e tenxheres dhe do e hap kur te jet djegur gjella nje her e pergjithmon. Deri atehere kismet shihemi”, ka shkruar Dj i njohur./Indeksonline/
