16:22 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Artisti kosovar: Mikpritja ndaj anglezëve, një nga budallakitë që i kemi pas ktyne herë!

Në kryeqytet gjithandej sot ka festë. Flamuj shtetëror, kombëtar e anglez po valviten në rrugë.

Sot djemtë tanë do të ndeshen në stadionin “Fadil Vokrri” me kombëtaren e Anglisë.

E, ka ditë që tifozë anglezë kanë ardhë në Prishtinë për të parë nga afër këtë lojë, shkruan Indeksonline.

Kosovarët, si një popull mikpritës e falenderues ndaj miqve që na ndihmuan në kohët më të vështira, po i përshëndesin e po u ofrojnë “konak” anglezëve.

Por, është balerini i njohur kosovar, Sinan Kajtazi ai që përmes një shkrimi të postuar në llogarinë Facebook ka komentuar pikërisht këtë mikpritje ndaj anlgezëve. Ai ka thënë që dashnia duhet të akumulohet brenda nesh.

Ky është postimi i tij i plotë:

Kjo puna e mikpritjes ndaj anglezve, po me asocon me nji nga budallakite qe i kemi pas ktyne here si popull, kur mysafiri ka ardhe u pordhe ne ode me dite te tana, e ka hanger bereqetin e mbledhun per nji kohe te gjate te nji familje, kurse familjaret ne shpi, jane ushqyer keq shumicen e kohes, se eshte dashte me rujte ushqimin e mire per “kur t’vjen dikush”.

Krejt kete dashni te akumulne brenda nesh, eshte mire me u perdore edhe per konsum te brendshem, jo me e rujte veq per mysafire, se jemi bo pike e pese e dashnija, fjalet e sjelljet e mira ndaj njani tjetrit, na kane shku per lesh, moti.

Ps- Anglezve ju jemi mirenjohes pergjithmone per ata se cka kane bo per Kosoven