75 Mall Live Search
22:59 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Artisti legjendar: Qëndroni me Palestinën, bojkotoni Eurovisionin në Izrael

Ish-anëtar i grupit legjendar rok Pink Floyd, Roger Waters ka bërë thirrje të gjithë artistëve që do të marrin pjesë në ‘Eurovision’ këtë vit në Izrael, ta bojkotojnë.

“Qëndroni krah për krah me Palestinën.”, tha Waters, duke shtuar se ajo që po bë Izraeli është krim kundër njerëzimit.

Nuk është hera e parë që Waters bën thirrje për bojkot të ‘Eurovisionit’ në Izrael. Ai e kishte bërë këtë edhe në janar të këtij viti. Artisti i famshëm i kishte thënë BBC-së që të mos e transmetoj ‘Eurovisionin’ në Tel Aviv. /Indeksonline/