12:42 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / C E

Artisti napolitan përjetëson Maradonën me një murale gjigante

Artisti rrugor napolitan, Jorit Agoch, ka krijuar pikturën e tij murale të re në Quarto, komunë italiane e vendosur në qytetin metropolitan të Napolit, ku mund të shihni fytyrën e Diego Armando Maradonës.

Një mural gjigante, që mundohet të përjetësojë legjendën argjentinase të futbollit, pas vdekjes, sidomos te populli napolitan, ku konsiderohet i shenjtë.

Kjo është vepra e radhës, në këtë drejtim, teksa në Napoli kanë marrë shumë gjëra emrin e kampionit të tyre të madh, përfshirë edhe stadiumin. /IndeksOnline/