75 Mall Live Search
14:01 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Artisti shqiptar po bëhet baba për herë të dytë, gruaja e tij jep lajmin e gëzueshëm

Artisti i njohur shqiptar, Vik Kraja, i njohur si DJ.Vicky do të bëhet baba për herë të dytë.

Lajmin e bukur e ka dhënë bashkëshortja e Vikit, Amanda përmes postimeve në Instagram.

Amanda ka pozuar me barkun e rrumbullakosur dhe ka zbuluar edhe gjininë e bebit.

Ajo shfaqet duke mbajtur në duar këpucë rozë duke treguar se do bëhen me një vajzë.

Amanda është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël dhe ka marrë urime të shumta nga miqtë e ndjekësit në Instagram.

Çifti ka edhe një djalë 3 vjeç me emrin Alen.