08:09 / E Martë, 19 Dhjetor 2023 / AR

Artistja e famshme bën ndryshim tek flokët, duket kaq ndryshe

Reagimi për pamjen e re të Nicole është thjesht “wow”!

Nicole Scherzinger publikoi disa foto, ku njëherësh zbuloi edhe ndryshimin në pamje që këtë herë ka lidhje me flokët e prera në modelin pixie.

Nicole Scherzinger guxon me flokët dhe duket kaq ndryshe
 
Kapërcimi nga flokët e gjatë në një pixie të stilit Winona Ryder e bëjnë Nicole të duket kaq ndryshe. Me një fustan në ngjyrë të bardhë, bust të zbukuruar me gurë të çmuar dhe supet e zbuluara, Nicole shfaq edhe një stil festiv, pse jo gati për t’u kopjuar në ditët në vazhdim.ADVERTISING

Nicole Scherzinger guxon me flokët dhe duket kaq ndryshe
 
Nicole Scherzinger njihet për modelet e reja të flokëve, pasi jo pak herë është shfaqur me flokë të shkurtra dhe gjysmë të kapura sipër kokës, me flokë deri te supet, ndonëse të gjithë e lidhin emrin e saj me flokët e përjetshëm të zinj dhe të gjatë.