75 Mall Live Search
13:49 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Artistja e famshme mbyll llogarinë në “Instagram”,tregon arsyen!

Reperja e famshme amerikane, Cardi B ka mbyllur llogarinë e saj në “Instagram” pasi që pati shumë kritika nga njerëzit për arsye se fitoi çmimin “Albumi më i mirë Rap” në Grammy dhe ajo nuk mundi t’i përballonte.

“Unë kam folur shumë sot, kam parë shumë gjëra të këqija sot e poashtu edhe mbrëmë,jam sëmurë nga këto. Unë kam punuar shumë për albumin tim. Kam fjetur në studio për tre muaj rresht edhe pse isha shtatzënë .Unë dëgjoj albumin tim dhe krenohem pasi që e di çfarë kam kaluar për të arritur këtu.”- tha Cardi në një video që e ka postuar dje para se ta mbyllte llogarinë.

Ajo poashtu reagoi edhe për vitin e kaluar që kënga e saj “Bodak Yellow” ishte nominuar dy herë mirëpo nuk kishte fituar asnjë çmim./Indeksonline/