Artistja e njohur flet për transicionin – nga lezbike në një lidhje me një djalë
Pasi doli hapur si lezbike në vitin 2021, JoJo Siwa, ka reflektuar mbi atë kohë, duke thënë se ndjeu se e bëri këtë nga “presioni”.
Sot, artistja është më e dashuruar se kurrë dhe se mezi pret të rrisë familjen e saj, shkruan IndeksOnline.
“Menjëherë e kuptova se ai ishte i veçantë për mua me siguri”, u shpreh JoJo për partnerin e saj, Chris Hughes.
JoJo pohon se inspirim për të rishqyrtuar zgjedhjet e saj ishte artistja Meghan Trainor.
JoJo dhe Meghan kishin shkëmbyer pikëpamjet e tyre në një bisedë, kur kjo e fundit i tha se sa po të dashurohet me dikë, do të dojë t’i ketë fëmijët me atë person.
“Tani e kuptoj. Një nga gjërat e para që i thash Meghan-it, pasi nisa lidhjen me Chris-in, ishte se tashti po e kuptoj se për çka e kishte fjalën. E dua aq shumë sa dua ta kem një Chris të vogël”, u shpreh JoJo.

