Artistja e njohur vdes nga Covid-19

Në moshën 78 vjeçare ka vdekur artistja e njohur, KT Olsin.
Emri i saj i vërtetë ishte Kay Toinette Oslin, dhe përpos me Covid, për shumë vite, ajo luftoi edhe me sëmundjen e Parkinsonit, shkruan Metro.co.uk, transmeton Indeksonline.
E njohur për hitet e saj, sidomos ato të viteve të ’80-ta, Olsin është veçuar e nderuar me çmime të ndryshme, për gjatë karrierës së saj.
Vdekja e këngëtares ka prekur gjithë komunitetin artistik në Britani të Madhe, të cilët përmes rrjeteve sociale, kanë shprehur dhimbjen e tyre për këtë humbje të madhe./Indeksonline/