Artistja shqiptare humb një person të afërm: Zemra ime është e copëtuar në miliona pjesë!

Ava Maxi, në një postim në Instagram, sot se ka humbur një nga njerëzit e saj më të shtrenjtë.
Këngëtarja shqiptare tregoi se është ndarë nga jeta gjyshi i saj, Dionis Koçi, gjë që e ka prekur atë thellësisht.
Artistja me famë botërore ka postuar fotografi të vjetra të gjyshit, të cilat janë shkrepur në Shqipëri, duke treguar se ai ishte me profesion aktor dhe se prej tij ka trashëguar edhe dashurinë për skenën.
“Sot dhe çdo ditë do të nderoj gjyshin tim të mrekullueshëm, Dionis Koçi. Sot ai u nda nga jeta. Ndërkohë që po shkruaj këtë zemra ime është e copëtuar në miliona copa, por dua të ndajë këto foto të tij nga Shqipëria duke bërë atë që ai donte. Ai ishte komedian dhe aktor. E di që dashurinë për skenën e kam trashëguar prej tij. Ai ishte shpirti më bujar, njeriu që gjithmonë të lumturonte, një person që do të bënte gjithçka për ty. Gjithmonë do ta kujtoj në këtë mënyrë gjyshin tim. Ti më dhe krahë për të performuar dhe u mbajte fort për të parë debutimin e albumit tim. E di që do të jesh në skenë me mua. Të dua!”, ka shkuar këngëtarja në postim./Indeksonline/