Artistja shqiptare në Amerikë, Siera publikon “Should’ve Known” , kolona zanore e filmit “I,Woman”

Artistja e talentuar dhe mjaft e suksesshme shqiptare që jeton dhe vepron në Amerikë, Siera ka lansuar këngën më të re.
Siera është këngëtarja më e re shqiptare nga New Jersey e cila premton shumë dhe po ec suksesshëm dhe me hapa të sigurt në botën e muzikës.
Projekti i saj i ri mban titullin “Should’ve Know” dhe do të jetë kolona zanore e filmit të ri të aktores dhe regjisores, Hana Noka “I, Woman”.
Kënga erdhi me tekst nga vet artistja ndërsa producent i këngës është Eldin Shehu.
Kujtojmë që artistja Siera është e përzgjedhura më e re nga producenti i njohur amerikan, Fernando Garibay. /Indeksonline/