Artjola Toska këndon në dasmën e Gimbos dhe Selin
Mbrëmja e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania pritet të sjellë një nga momentet më festive të këtij edicioni, pasi do të organizohet dasma tradicionale e spektaklit.
Këtë vit, çifti i zgjedhur për ceremoninë simbolike janë DJ nga Kosova Gimbo dhe Selin Bollati, të cilët do të kurorëzojnë mbrëmjen me një atmosferë festive brenda shtëpisë.
Përgatitjet për eventin tashmë kanë nisur, ndërsa për të krijuar atmosferën muzikore është ftuar edhe këngëtarja Artjola Toska.
Megjithatë, mbrëmja nuk ka kaluar pa tensione. Banori Rogert Sterkaj është shprehur se mund të ndërhyjë për ta prishur dasmën, pasi sipas tij nuk është ftuar në këtë event.
Dasma pritet të nisë në orën 21:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt edhe në platformën YouTube.

