13:47 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Artmotion për muajin shkurt , me shumë risi në platformën televizive

Abonentët e platformës televizive dhe internetit Artmotion për muajin shkurt do të ju ofrohen shumë risi dhe kënaqësi.

Në këtë muaj fillon premierë një ndër serialet më komike – Brooknly Nine Nine, dhe vazhdon gjithashtu edhe me një serial tjëtër komik – Superstore.

Por kjo nuk është e tëra. Artmotion sjell gjithashtu ekskluzivisht Kupën Gjermane në Futboll, ngjarjet më të mëdha nga Xhudo me Majlindën, Akilin, Distrian e të tjerët, të gjitha ndeshjet nga basketbolli kosovar dhe jo vetëm, adrenalinën e Formula 1, dokumentare të cilat do të ju zgjerojnë horizontet tuaja, program argëtues për fëmijët e të gjitha grup moshave dhe të gjitha këto me pakon më atraktive në treg – Dream e cila vlen deri më 28 Shkurt.