75 Mall Live Search
09:51 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Arton Gavazi, emërohet nënkryetar i Komunës së Ferizajt

Paraditen e sotme, numri një i Ferizajt, Agim Aliu, emëroi nënkryetarin e ri të Komunës së Ferizajt, pas dorëheqjes së ish-nënkryetarit, Naim Ferati.

Është Arton Gavazi, nënkryetar i ri i komunës, me master të shkencave juridike, kuadër profesional i dëshmuar që nga sot do të kryejë detyrat e ushtroi kompetencat e nënkryetarit të Komunës së Ferizajt. Nënkryetari Gavazi, mbante pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme.

Ekipi qeverisës i kryetarit Aliu edhe me këtë rast po dëshmohet me kuadro e dije profesionale, moshë të re e përgatitje superiore për t’u shërbyer qytetarëve ferizajas.